AKTUALITET, 16 Qershor 2023, 17:00

Protestuesit serbë sulmuan gazetarët në Laposaviç, reagon Meta: Agresion ndaj fjalës së lirë

Protestuesit serbë sulmuan gazetarët në Laposaviç, reagon

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve pas sulmit që protestuesit serbë ushtruan ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Laposaviç.

Në një postim në rrjetet sociale Meta u shpreh se akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike.

Postimi i plotë:

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmin fizik dhe dhunën brutale ndaj gazetarëve dhe operatorëve në Leposaviq nga banditë të maskuar! Akte të tilla kriminale, totalisht të papranueshme, janë jo vetëm agresion ndaj fjalës së lirë por edhe ndaj vlerave të panegociueshme të shoqërive demokratike. Solidaritet me të gjithë gazetarët, kameramanët, ekipet mbështetëse dhe familjet e tyre!