AKTUALITET, 16 Qershor 2023, 17:52

Thyen derën e shkollës dhe tentuan të vidhnin pajisje elektronike, e pësojnë tre të rinjtë nga Kukësi

Thyen derën e shkollës dhe tentuan të vidhnin pajisje

Tre të rinj nga Kukësi janë arrestuar nga policia pasi tentuan të vidhnin disa pajisjeve elektronike. Në pranga kanë ranë shtetasit A. I., 20 vjeç, M. B., 18 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të tre banues në Kukës.

Të rinjtë u kapën në flagrancë, pasi kishin thyer gjatë natës derën e një shkolle 9-vjeçare, në Kukës, me qëllim vjedhjen e disa pajisjeve elektronike.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, këta shtetas nuk kanë mundur ta kryejnë vjedhjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.