TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal me ujë vaditës në zonën e fshatit Shulbatër, në Mat. Sipas denoncimit mbrëmjen e djeshme nga familjarët, i riu kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë.
Pas disa orësh kërkime, policia e Matit në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë të të riut.
Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Ka dyshime se i riu është mbytur aksidentalisht në kanal. Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.