TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Miratohet projektligji për kanabisin për përdorim mjekësor. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se vendimi u mor sot nga Këshilli i Ministrave, ndërsa shtoi se do të ngrihet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit.
“Nga këshillimi kombëtar, 61% e qytetarëve u shprehën pro. Ka filluar puna nga disa ministri. Ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën sesi do iniciohet procesi. Qëllimi është rregullimi dhe granatimi i procesit të kontrollit dhe mbikëqyrjes së prodhimin, përpunimit. Aspekte kryesore lidhen me aspekte rregullatorë që i përkasin nga momenti i kultivimit dhe eksporti i sigurt dhe i kontrolluar. Ka një element të veçantë, aspekti rregullator përcakton edhe institucionet që do merren me kontrollin e përpunimit dhe prodhimit të produkteve për qëllime mjekësore.
Krijohet Agjencia kombëtare për kontrollin e kanabisit. Janë parashikuar të gjitha kushtet për aspektet e dhënies së licencave dhe lejeve me kritere të përcaktuara dhe konsultuara dhe mirëoganizuara. Kemi patur gjithë vëmendjen e duhur për të gjithë praktikat më të mira në botë”, tha Manastirliu.