AKTUALITET, 16 Qershor 2023, 16:40

Reshjet e dendura përmbytin Kuçovën, nuk shpëton as nënstacioni elektrik, disa fshatra pa energji

Reshjet e dendura përmbytin Kuçovën, nuk shpëton as

Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbytur qytetin e Kuçovës pasditen e sotme. Mësohet se të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit duke e bërë tejet të vështirë qarkullimin e mjeteve dhe qytetarëve.

Më problematike situata paraqitet në hyrje të qyteti duke filluar nga “rreth-rrotullimi i ullirit” e deri tek nëntë-katëshi dhe në lagjet: “Llukan Prifti”, ‘1 Maji”, “11 Janari” dhe “Tafil Skëndo”. Përmbytjes nga shiu nuk i ka shpëtuar as Nën/Stacioni Elektrik që ndodhet në hyrje të qytetit të Kuçovës.

Fakti që nënstacioni elektrik ndodhet nën ujë ka bërë stakimin e energjisë elektrike në disa fshatra të Kuçovës. Siç shihet edhe nga pamjet filmike, pothuajse të gjitha rrugët e qytetit janë nën pushtetin e ujit.