AKTUALITET, 18 Shkurt 2022, 09:24

Punëtorët e Inceneratorit të Elbasanit dalin në protestë: Duam rrogat tona!

Punëtorët e Inceneratorit të Elbasanit dalin në

Punonjësit e riciklimit të mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit kanë protestuar sërish ditën e sotme, për mos marrjen e pagave.

Ata thanë se janë në vështirësi të mëdha ekonomike dhe paga që marrin aty është shpresa për familjet e tyre që të mund të sigurojnë minimumin e jetesës.

“Nuk na kanë paguar prej dy muajsh, Na gënjejnë do i marrim sot apo nesër. Na kanë vonuar edhe herë të tjera. Na kanë kërcënuar se do na heqin nga puna nëse protestojmë.

Në këtë punë po bëj tre muaj.”, tha një prej protestuesve.

Punonjësit e inceneratorit deklaruan për media se kanë muaj që nuk po marrin atë që u takon. E njëjta protestë u zhvillua edhe ditën e djeshme nga ata mirëpo duket se pa rezultat.

Pavarësisht se iu komunikua se pagat iu kishin kaluar, punonjësit u përballën me një gënjeshtër, pasi një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.