TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analistët Neritan Sejamini dhe Enton Abilekaj debatuan me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” për qëndrimet e partive opozitare në Kosovë ndaj qeverisë së Albin Kurtit përballë sulmeve të ashpra nga qeveria e Serbisë për gjendjen në veri të vendit. Ndërsa analistët kërkuan që partitë politike të lënë mënjanë luftën politike përballë serbëve, Krasniqi tha se opozita e ka mbështetur Kurtin në raport me Serbinë, por nuk mund ta mbështesë kundër SHBA-ve dhe se ai nuk është konsultuar me faktorin shqiptar.
Debati në studio:
Krasniqi: Grackat që i ngre Vuçiçi, një kryeministër i mençur, s’do të binte në ato që bie Kurti herë pas herë. Këto gracka janë për t’u evituar dhe jo siç bën zoti Kurti.
Rakipi: A duhet të kalojë Kosova në zgjedhje politike?
Krasniqi: Zoti Kurti ka treguar se është i paaftë për të zgjidhur problemet. Zoti Kurti duhet të largohej sa më parë nga qeveria. Besojmë që ai do të duhej të dorëhiqej vetë dhe jo të rrëzohej përmes një mocioni që është propozuar. Kjo pasi do të shfrytëzohej si arsyetim nga ana e tij siç është bërë herën e kaluar dhe nga ish-partneri i tij i koalicionit.
Sejamini: A do të ndryshonte Perëndimi mendim nëse do të shihnin më shumë bashkim?
Krasniqi: Siç e thashë më herët, e kemi mbështetur zotin Kurti në raport me Serbinë. Por nuk mund ta mbështesim kundër SHBA-ve. Ai nuk është konsultuar me faktorin shqiptar, si me zotin Rama apo zotin Ahmeti. Ai nuk është konsultuar. Nuk punohet me një njeri egocentrik.
Sejamini: Është e mira që mos ta kritikoni publikisht, por ta mbështesni si shqiptar. Shqiptarët duhet të tregojnë forcën e tyre.
Krasniqi: Ky është interpretim populist. Ju po kërkoni që të mbështes dikë që është kundër qasjes ndaj aleatëve të Kosovës. Nuk është qasje që ndihmon vendin tonë. Ne si parti politike kemi ide afatgjate. Nuk duhet të shuajmë perspektivën në Kosovë. Ai është në kursin më të gabuar përballë perëndimit.
Krasniqi: Zoti Kurti ka një metodë. Ka krijuar një krizë të ngjashme me mjetet e identifikimit, por më pas u tërhoq. Ai pranoi dokumentet e strukturave paralele, që e njohin Kosovën si pjesë e saj. Në nëntor nuk dëgjoi kërkesën eksplicite të SHBA për targat. Ai nisi një proces dezintegrimit institucional në Veri të vendit. Ende pa u bërë mirë 15 ditë u tërhoq nga vendimi. Ende Veriu është me targa të tilla të palejuara. Ai do të tërhiqet dhe pas kësaj situate. Kurrë në historinë e Kosovës nuk ka ndodhur që Perëndimi të dënojë vendimet e shtetit tonë. Kemi një situatë që nuk e kemi pasur ndonjëherë dhe nuk mund të sillemi indiferentë ndaj këtij realiteti të ri.
Abilekaj: Këtu kemi të bëjmë me një shtet kriminel që bashkëpunon me kriminelët për të ‘pushtuar’ Kosovën?!
Krasniqi: Po flisni për konsekuencën se si kemi ardhur deri këtu. Ne kemi një trajektore të veprimeve të gabuara të këtij kryeministri. Nuk reduktohet sovraniteti i republikës në 2-3 ndërtesa. Sovraniteti i vendit tonë nuk mundet të jetë i izoluar nga raportet dhe aleancat tona. Ne mund të bëjmë garë për të lavdëruar apo kritikuar njërën palë, por duhet të mendojmë për interesin e Kosovës.
Abilekaj: Serbia nuk mund të përdorë si ‘bombë’ minoritetin e vetë në Veri. A mos duhet bindur autoriteti perëndimor se po përkëdhel Serbinë? A mos duhet të reagohet për spastrimin etnik që po ndodh në Preshevë dhe Medvegj? Mos duhet të punohet me Perëndimin dhe jo me Albin Kurtin?
Kurti: Ku po bëni pyetje retorike se perëndimi ka ardhur këtu pa asnjë informacionin apo se SHBA nuk e di se çfarë po ndodh në Kosovë.
Abilekaj: Serbët janë në unison dhe shqiptarët nuk janë në një linjë.
Krasniqi: Alternativa është e qartë, përveç partneritetin me SHBA. Kushdo që mendon se Kosova mundet vetë pa perëndimin, atëherë kjo nuk shkon. SHBA nenin e Listës Serbe e kanë bërë non-grata. Situata për ta thjeshtëzuar është kjo. Kemi marrë disa veprime kundër ndaj atyre që është rekomanduar dhe ndaj kemi reagime nga bota perëndimore. A duhet të vazhdojë me kokëfortësi kryeministri?! Kryetari i Leposaviçit i ngujuar atje, pa dalë nga zyra!
Abilekaj: Zoti Kurti nuk ka thënë se: jam antiamerikan. Por nuk ka përkëdhelur Vuçiçin. Që në vitin 2008 e deri më sot, Serbia është duke e ngacmuar Kosovën, pra s’e ka lënë të lirë.
Krasniqi: Nuk është se nuk kemi pasur raporte të përvijuara me partnerët ndërkombëtarë, por kemi ditur që të ruajmë këto aleanca që mos të kalojmë vijat e pathyeshme. Për mua nuk është me rëndësi se dëmtohet Albin Kurti, por Kosova. Ka 20 vite ose më pak, çdo ditë jemi në mediat ndërkombëtare, si një vend krize. Agjencitë turistike tregojnë se turistët anulojnë udhëtimet në Kosovë, pasi iu duket e pasigurt. Nuk është çështje legjitimitet, vendimet e kanë bazën e tyre edhe të arsyes, por jo nëse kanë kosto të mëdha për Kosovën. Në vend që të flitet sot për hapa para, për atë marrëveshje që ishte e pamjaftueshme, sot kemi kushte të reja për Kosovën. Tërheqje nga Komunat, apo mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Nga kriza në krizë, Kosova nuk mund të zhvillohet.