AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 21:59

“Kjo është drejtësia e re që kanë bërë këta”, debat i fortë në emisionin “Të Paekspozuarit” pas lirimit të Tahirit

“Kjo është drejtësia e re që kanë bërë

Panelistët e debatit të sotëm në emisionin “Të Paekspozuarit”, duke trajtuar lirimin e Saimir Tahirit, komentuan rrugën që ka ndjekur reforma në drejtësi e mbështetur nga SHBA dhe BE prej vitit 2016.

Sipas analistëve Abilekaj dhe Sejamini, reforma në drejtësi ka dështuar dhe lirimi i Tahirit tregon se kjo është drejtësia e re që kanë bërë qeveria dhe diplomatët e huaj në Shqipëri.

Debati në studio

Abilekaj: Nëse ambasadorja amerikane e quan drejtësi atë dënim, nuk ka pse ankohet sot fare. Askush nga ne. Nëse e quan vendim të drejtë atë vendim.  Ne kishim rastin e Enkelejda Hoxhës, që kishte fëmijë të sëmur dhe babain po ashtu. Ai ishte rast padrejtësie. Ky fakt tregon se kjo drejtësi është e varur. Kur është aleat do të dalë nga burgu.

Gjeneza e gjithë kësaj është dënimi. Nëse para 1 viti e gjysmë thamë se drejtësia dha vendim të drejtë, sot nuk duhet të ankohemi.  Do të shohim nëse ONM do t’i thotë Komisionerit Publik që ta çojë për rigjykim. Askush nuk bëri asnjë zhurmë kur kaloi vettingun gjyqtarja. Ky sistem drejtësie është sistem me komanda politike, sistem influencash. Kur ambasada e SHBA shkon dhe kërkon në sallë të gjyqit, se e duan të dënuar, ata e marrin këtë dënim. Kur harron ambasada e SHBA dhe kujtohet qeveria, ata të dënuarin e lirojnë. Atje bëhet një pazar politik dhe diplomatik. Këtë kemi ne sot. Para 1 viti e gjysmë atje kishim influencë amerikane dhe sot kemi këtë vendim. Kjo është drejtësia e re që kanë bërë këta.

Sejamini: Për herë të parë në raportin e DASH është përmendur problemi i pavarësisë së drejtësisë. Kjo deklaratë e ambasadores është shenjë e mirë për të kuptuar se ata janë të gatshëm që të thonë: reforma ka dështuar.

Daci: Gjykata e Lartë do ta gjykojë edhe brenda vitit këtë çështje.

Rakipi: Për 140 euro këtu duhet të ishin të gjithë në burg. Në administratën publike është e vështirë që të mos gjesh një njeri që nuk ka shpërdoruar detyrën.

Daci: Do të kisha një shqetësim nëse s’do të kishte reaguar SHBA. Fakti që ata reaguan, kjo histori tregon se nuk është aq e thjeshtë. Sistemi ynë humbi aftësinë e vetëriparimit. Ai sistem që kishim, ishte i keq, i dështuar dhe nuk mund të riparohej dot. Ai që është sot, është më i mirë se ai që ishte dje. A do të jetë më i mirë në një të ardhme më të afërt? Mendoj se po. Nuk po bëj tifozllëk.

Sejamini: Cili është kriteri që do të gjykojmë drejtësinë?

Daci: Ata që janë larguar, disa prej tyre e meritonin dhe disa ishin viktima të një sistemi që vetë kishin ndërtuar. Ata morën mësimin. Padrejtësia e dikujt që është jashtë sistemit është mësim për ata që janë në sistem.

Sejamini: Justifikon një të keqe të vogël për një të keqe të madhe.

Daci: Asnjë gjyqtar s’e pranon se ka dënuar ndonjëherë të pafajshëm.

Sejamini: Pra ata nuk e dinin! Ishin të pavetëdijshëm kur merrnin para?!

Daci: Asnjë zyrtar i lartë nuk dënohej dot deri dje. As dëshminë nuk i merrnin dot. Nuk do të presim që dhe oborrin e shtëpisë të na e pastrojë ambasada amerikane. Nuk diskutohet drejtësia me raste individuale. Rasti 184 është skandali më i madh.

Sejamini: Do të flasim për reformën në drejtësi? Të flasim për rezultatet. Politikat publike dihet që kanë dy probleme, pasojat e paparashikueshme dhe efektet e paparashikuara.  Reforma në drejtësi nuk u bë mbi një analizë. Është reformë që ishte eksperiment në punët e një kombi për punën që u zbatua. Në thelb, është eksperiment që nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës.