AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 18:48

Fare pranë zyrave të SPAK, bie zjarr në një pallat në Tiranë

Fare pranë zyrave të SPAK, bie zjarr në një pallat në

Një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, në rrugën “Reshit Petrela”.

Sipas informacioneve të para, zjarri ka rënë në një ndërtesë te kompleksi Unsluga, i cili ndodhet pranë zyrave të SPAK.

Arsyeja e zjarrit nuk bëhet e ditur. Policia dhe zjarrfikësja kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Nuk ka ende informacione për dëme materiale apo persona të lënduar.