TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke komentuar situatën aktuale në veri të vendit u shpreh në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se gjatë qeverisjeve të mapërshme, qeveria e Kosovës u arrit ligjërimi i sovranitetit, u shpërbënë strukturat paralele serbe dhe vendimmarrja e Kosovës u ekzekutua në të gjitha nivelet. Si për ta ilustruar këtë Hoxhaj solli arrestimin dhe qëndrimin në paraburgim të ambasadorit aktual të Serbisë në Uashington pse hyri pa leje të qeverisë së Prishtinës në veri të Kosovës.
“Situata në veri të vendit është ajo çka është prej fundit të luftës, nga vitit 1999. Atje kishte përpjekje nga Serbia për të kontrolluar territorin. Por pas shpalljes së Pavarësisë, pas përmbushjes së disa standardeve, arritëm që të ligjërojmë sovranitetin, kur kryetarët e komunave, apo anëtarët e Asambleve betoheshin me Kushtetutën e Kosovës. Madje në kuadër të dialogut me Serbinë, shpërbëmë strukturat paralele dhe deri në vitin e kaluar, në veri të vendit ka pasur një situatë ku vendimmarrja e Kosovës, e Prishtinës është ekzekutuar në të gjitha nivelet.
Serbia ka bërë përpjekje për të përdorur situatën në Veri të vendit. Në vitin 2018 ambasadori aktual i Serbisë që është në Uashington, bëri një vizitë në Veri të Kosovës pa leje të shtetit tonë dhe në atë kohë kam qenë zv.kryeministër dhe Thaçi në pushtet dhe ai njeri është arrestuar dhe është sjellë në Prishtinë. Qëndroi në paraburgim rreth 48 orë. Kjo tregoi se ka pasur një pushtet në Veri që është ushtruar nga ne. Ajo çka ka ndodhur në 7-8 muajt e fundit, për shkak të qeverisë Kurti, për të zbatuar qëndrimin dhe vendimin për targat, ku u tërhoqën rreth 2 mijë njerëz që ishin pjesë e pushtetit, që nga policia te komunitetet lokale. Ky ishte hapi i parë. Hapi i dytë i rëndësishëm ishte pas marrëveshjes së 27 shkurtit, pritej që të kishte një dakordësi”-tha Hoxhaj.