TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shkolla fillore De Gasperi në Noicattaro ka bërë një gjest të ndjerë në nder të vogëlushit shqiptar, nxënës i kësaj shkolle, i cili humbi jetën disa muaj më parë.
Bashkë me librat, tashmë janë të vendosura disa foto të Orielit të vogël, ndërsa biblioteka mban emrin e tij.
"Duke parë sot vizatimet, punët e vogla që bëri së bashku me prindërit dhe motrën e tij ishin të bukura dhe prekëse. Vdekja e tij na tronditi por bashkoi komunitetin e Noicattaro", tha kryetari i bashkisë së Noicattaro, Raimondo Innamorato i cili mori pjesë në ceremoninë e emërimit të organizuar.

Orieli, vetëm 8-vjeç u përplas nga një makinë dhe humbi jetën 25 dhjetorin e kaluar teksa ndodhej me familjen e tij në Borgo Segezia në Foggia.
Shokët e klasës dhe mësuesit e tij ishin shumë të emocionuar, bënin vizatime dhe shkruanin për të.
'Vendimi për emërtimin e bibliotekës u diktua “nga pasioni i fëmijës për të lexuar',- thotë kryebashkiaku.
“Në kujtim të buzëqeshjes, syve, ëmbëlsisë tënde. Do të mbetesh në zemrat tona”, shkruhet në pllakatë e ngjitur në murin e jashtëm të bibliotekës.