AKTUALITET, 5 Qershor 2023, 20:14

Mbledhja e PD, 5 kryetarë degësh vënë Bardhin me “shpatulla pas muri”: Të zgjidhet menjëherë kryetari i ri, na e kërkojnë...

Mbledhja e PD, 5 kryetarë degësh vënë Bardhin me

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike Gazment Bardhi mblodhi sot krerët e degëve. Mësohet se 5 prej tyre kanë kërkuar që sa më shpejt të mbahen zgjedhje pëer kryetarin e ri.

 Mes tyre, Pëllumb Seferi dhe Mirilda Collaku kanë thënë se PD ka nevojë për kryetar dhe për dikë që të drejtojë, dhe se ‘anëtarët e PD na e kërkojnë’ që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt.

Ditën e sotme, më herët, Bardhi u paraqiti deputetëve demokratë një propozim që organizmi i partisë të nisë nga seksioni dhe më pas të bëhen zgjedhjet për kryetar. Kjo fazë e riorganizimit që nis nga seksioni, grupseksionet apo degët, të bëhet në mënyrë që t’i hapet rrugë edhe një procesi bashkimi mes demokratëve.