TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij në protestë tha se Rama kërkon të asgjësoje PD dhe çdo zë kritik opozitar.
Sipas Metës, Rama kërkon të vjedhë akoma më shumë dhe të mos japë llogari, ndërsa theksoi se rruga e opozitës për zgjedhje dhe protesta do të vazhdojë.
Meta u shpreh i bindur se më 14 maj opozita do të fitojë në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe kudo.
“Për këtë përkeqësim të frikshëm të familjes shqiptarë ku dihet qartë se falë kapjes së shtetit, shqiptaret sot i kanë pagat me të ulëta se në rajon
Pse i duhet këtij të asgjësoje PD dhe çdo zë kritik opozitar. I duhet që të vjedhë akoma më shumë dhe mos japë llogari.
Të gjithë së bashku, të vazhdojmë në rrugën tonë. Protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta.
Jam i sigurt se më 14 maj do jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belinik Këlliçit, në Durrës për fitoren e Igli Carës, në Elbasan Luçiano Boçit dhe kudo”, tha Meta.