AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 19:20

Foto/ Rama pret Jim Belushin: Me legjendën për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë

Foto/ Rama pret Jim Belushin: Me legjendën për dokumentarin amerikan

Aktori i njohur me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Shqipëri prej disa ditësh.

Lajmin për ardhjen e tij më Shqipëri e bëri të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në Instagram dje, ku publikoi fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkruar.

Ditën e sotme ai u takua me kryeministrin Edi Rama në zyrën e tij në kryeministri.

Belushi është pritur me entuziazëm nga Rama, dhe kjo duket nga fotot dhe statusi i Ramës në Facebook.

Kryeministri ka publikuar tre foto me aktorin me famë botërore, ndërsa shkruan: “BLUES BROTHERS, Me legjendën Jim Belushi për dokumentarin amerikan mbi Shqipërinë, në serialin e Discovery.”

Aktori i madh me origjinë shqiptare, Jim Belushi ndodhet në Tiranë për të realizuar një dokumentar, që do të transmetohet së shpejti në median amerikane.