AKTUALITET, 20 Tetor 2022, 20:13

Sulmi ndaj biznesit të Agron Shehajt, reagon Rama: E ka futur në një ndërtesë pa leje

Sulmi ndaj biznesit të Agron Shehajt, reagon Rama: E ka futur në

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deputetit të PD-së, Agron Shehaj, të cilit sot policia i bllokoi biznesin. Për kryeministrin Rama, Shehaj është një “ballist foltoreje”, ndërsa për biznesin e tij shprehet e kishte në një ndërtesë pa leje.

Postimi i Ramës

Deputeti Agron Shehaj paska marrë zjarr nga sulmi policor i orkestruar politikisht mbi biznesin i tij, që ia paska mbyllur policia e regjimit për t’i mbyllur gojën zotit Agron! Pyes dhe ç’të dëgjoj?! Zoti Deputet që bërtet për shtet e paska futur biznesin në një ndërtesë pa leje!

Ndërtesa është bllokuar si e paligjshme nga IKMT me mbështetjen e Policisë së Shtetit dhe në bazë të ligjit sapo ka dalë edhe vendimi i konfiskimit. Deputeti me biznesin e tij janë gjetur brenda ndërkohë që pronari pretendonte se e kishte hotel!

Duket e pamundur që një deputet të bëjë biznes në një ndërtesë të paligjshme dhe t’i turret Policisë nga mikrofoni i parlamentit, duke marrë pozën e një viktime të regjimit për fjalën e tij lirë, por kur merr vesh që ky tip është një ballist foltoreje atëherë shpjegohet gjithçka!