TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, nga foltorja e Kuvendit hodhi akuza ndaj Sali Berishës, duke thënë se ai ka lidhje personale me Vladimir Putin. Në fjalën e tij, Balla tha se shumë shpejt do të bëhen publike këto fakte, duke thënë se Berisha ka hyrë në llogaritë dhe listpagesat e Kremlinit.
Referuar financimit rus të PD, Balla tha se 600 mije dollarët u morën me firmë të Bashës, por me urdhër të Berishës.
Po Ashtu Balla u shpreh se me porosinë e Berishës, “kryetari i delegacionit në 2011 ka votuar pro një rezolute që i ka bërë shqiptarët në sytë e evropianen vrasës dhe trafikantësh të organeve njerëzore”.
“Kemi pritur këto ditë Sali që të marrësh fjalën dhe të thuash dy fjalë për sulmin kibernetik. Sot ishte në fakt mundësia sepse po kalojmë një marrëveshje të aderimit të Shqipërisë në një konventë për krimin kibernetik. Nuk ke thënë asnjë fjalë. Natyrshëm, PD zyrtare ka bërë disa deklarime këtu dhe do ishte e udhës që ish presidenti, ish kryeministri të bënte një deklaratë, e dënoj sulmin kibernetik.
Sot Irani është aleat me mikun tënd, Vladimir Vladimiroviç Putin. Mbi ty Sali do të bëjmë publike fakte sesi lidhesh ti personalisht. Nuk është rastësi që vota jote në 2011 është dhënë pro një rezolutë të sponsorizuar nga Valdimir Vladimiroviç Putin.
Të është tërhequr vëmendje nga aleatet që po planifikohet një baltë e madhe kundër Shqipërisë, kundër UCK dhe ti nuk ke reaguar.
Me porosinë tende kryetari i delegacionit ka votuar pro një rezolute që i ka bërë shqiptarët në sytë e evropianen vrasës dhe trafikantësh të organeve njerëzore.
I ke bërë ti Sali dhe ti ke hyrë në llogaritë e Kremlinit dhe listpagesat e Krimelinit. Ditët në vijim do të dalin faktet e kësaj liste që kulmoi përdorimin e firmës së Lulit, por me porosinë e Saliut për të ashtuquajturat 600 mijë dollarë.
Unë po flas mbi bazën e disa dokumenteve që Saliu e di shumë mirë që ne i kemi”, tha ndër të tjera Balla.