AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 19:12

Prezantimi në shqip i librit “Lidershipi”, Rama: Privilegj dhe përgjegjësi të shkruaja parathënien e këtij botimi

Prezantimi në shqip i librit “Lidershipi”, Rama: Privilegj dhe

Kryeministri Edi Rama ishte prezent këtë mbrëmje në prezantimin e “Lidershipit”, libër nga Henry Kissinger që vjen në shqip përmes një botimi të veçantë.

Në këtë libër parathënia është e shkruar nga vetë kryeministri, fakt për të cilin ai tha se ishte shumë i lumtur dhe se ishte përgjegjësi e madhe po ashtu.

“Ka qenë një nga ushtrimet më të vështira parathënie e këtij libri, në sensin e përgjegjësisë, sepse të fusësh fjalët e tua në një libër që janë fjalët e një të jashtëzakonshmi, nuk është diçka shumë e lehtë. Faleminderit shumë”, u shpreh Rama.