TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në ditën e lindjes së Hyjlindëses Mari, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja njoftoi përfundimin e punimeve restauruese në Manastirin e Spilesë, një nga monumentet e rëndësishme të trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të vendit.
Ndërhyrjet përfshinë sondazhe arkeologjike, konsolidim të themeleve, restaurim të kupolave dhe qemerëve, pastrim të ndërhyrjeve të papërshtatshme, si dhe përforcim të strukturave me materiale moderne në harmoni me teknikat tradicionale.
Po ashtu, u restauruan dritaret, dyert dhe elementët arkitektonikë të kishës.