AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 13:28

Rama: Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës. Vihen në rrezik jetët e njerëzve, është vrasje me paramendim

Rama: Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës. Vihen

Kryeministri Edi Rama thotë se dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se për ndërtuesit pa leje. Rama tha se ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës, u shpreh kreu i qeverisë. 

Edi Rama: Nuk mund të dënohet vendosja e një zjarri si në Gramsh 3-8 vite dhe një ndërtim i paligjshëm në zonë pylli të mbrojtur 5-10 vite. Ndërtimi i paligjshëm një ditë mund ta prishësh, ndërsa rigjenerimin e pyjeve duhen vite të tëra për ta bërë, duhet riparë dhe kam bindjen se zjarrvënësit duhet të trajtohen si vrasës.

Zjarrvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet kur trashëgimia e shumë brezave shkrihet brenda 2-3 netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë pyllin ikën edhe shtëpia, është tamam vrasje me paramendim.