AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 13:54

Dëshmia/ “Isha i droguar, nuk mbaj mend çfarë kam bërë”, akuzohet për përdhunimin e italianes, lihet në burg 26-vjeçari

Dëshmia/ “Isha i droguar, nuk mbaj mend çfarë kam

Leonardo Preza, 26-vjeçari i arrestuar pak ditë më parë nën akuzën e përdhunimit të një shtetase italiane në Durrës, thotë se nuk mban mend se çfarë ndodhi atë natë.

“Isha nën efektin e lëndëve narkotike dhe nuk mbaj mend se çfarë kam bërë”, citohet të ketë thënë 26-vjeçari.

Megjithatë, Gjykata e Durrësit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Prezën, i cili rezulton të jetë i martuar dhe baba i tre fëmijëve