AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 13:21

Berisha: McGonigal, pseudonimi ‘One Eye’, rusi Deripaska, i afërt i Ramës! Ish-agjenti i FBI përcolli informacionet tek shërbimet sekrete kineze 2 ditë pas darkës me Ramën

Berisha: McGonigal, pseudonimi ‘One Eye’, rusi Deripaska, i

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zbuloi sot të tjera detaje të dosjes “Charles McGonigal”, ish-drejtorit të FBI-së dhe lidhjeve të tij deri me kryeministrin Edi Rama, kompaninë kineze dhe me biznesmenë rusë.

Teksa e quajti një nga lojërat agjenturore më të mëdha të ndodhura ndonjëherë, Berisha përsëriti gjatë konferencës thirrjen e tij ndaj FBI-së amerikane që ta hetojë këtë skandal, teksa e cilësoi kryeministrin Edi Rama edhe të lidhur me shërbimet ruse dhe kineze.

Ai tha se mediat ndërkombëtare komentojnë gjerësisht faktin se kreu i qeverisë gjendet në vorbullën e superskandalit që përfshin shërbimet më të mëdha inteligjente të planetit, FBI-në, shërbimin rus dhe atë kinez.

“Raporti i departamentit të Shtetit paraqet lojën agjenturore ndër më të fuqishme të kohës, duhet ta pranojmë se dimensioni kinez i kësaj loje tejkalon të gjitha dimensionet e tjera. Fakte shkatërrimtare për Edi Ramën edhe në dimensionin kinez të kësaj loje. Dimensioni kinez nëpërmjet atij që e quanin “One Eye”, (Një Sy) e që ishte agjenti McGonigal arritën të merrnin informacione me shumë rëndësi për konglomeratin kinez, për kryetarin dhe nënkryetarin e korporatës. Konglomeratit energjetik të Kinës, Patrick Ho dhe Jang Xemin. I pari kryetar i fondacionit të kësaj korporate, i dyti kryetar i korporatës. Por, në këtë mes ndodhet edhe Edi Rama. ”, tha Berisha.

Ai shpjegoi edhe një takim të mbajtur më 9 shtator 2017, në një darkë ku është dakordësuar pikërisht loja agjenturore, ku McGonigal telefonon mikun e tij dhe i thotë se ndodhet me kryeministrin Rama.

“Por në këtë mes ndodhet edhe Edi Rama. Më 9 shtator 2017 agjenti “Një Sy” MC Gonigal dhe personi B, Dorian Duçka, që mbante pasaportë diplomatike si zyrtar i lartë i qeverisë Rama, kanë qenë në darkë. Pas kësaj darke, pas së cilës u mor vesh se McGonigal dërgon mesazhin se “Jam me kryeministrin e Shqipërisë”, ku informon për reformën në drejtësi dhe thotë se “këtu do kemi shumë punë”. Dhe sipas dokumenteve të Uashingtonit të zbardhura nga darka, McGonigal i kërkoi Ramës t’ia heq licencën një kompanie ruse dhe t’ia japi një tjetër kompanie ruse. Pra, këtu u diskutua qartësisht për shërbimet ruse. Oleg Deripaska dhe Shestakov përfaqësoheshin tek Edi Rama nga McGonigal”, tha Berisha.

Por ai shkoi edhe më tej në diskursin rreth kësaj dosje dhe ngjarjeje, ku përfshiu edhe djalin e ish-presidentit amerikan, Joe Biden.

“Dy ditë pas këtij takimi në Tiranë, Hunter Biden, i zhytur totalisht në këtë aferë, takohet me përfaqësuesin e Patrik Ho, president i fondacionit të koorporatës kineze dhe përfaqësuesin president të koorporatës, në një hotel, në Irlandë, ku diskutohet për të dhënat që agjenti McGonigal i kishte dhënë për t’ia përcjellë shërbimeve kineze, agjentit kinez të quajtur Dorian Duçka, këshilltar i Edi Ramës. Kjo koorporatë paguante shuma të mëdha Huner Biden, i paguante rrogë mujore 50 mijë dollarë agjentit të vetë Dorian Duçka. E vërteta, FBI kishte futur në rreth për të arrestuar kryetarin kinez dhe Dorian Duçkën”, vijoi kreu i selisë blu.

Berisha nënvizoi gjithashtu se kryeministri Rama dhe Dorian Duçka njiheshuin edhe më herët, teksa më 2015 kreu i qeverisë ka bërë edhe një udhëtim me avion të dërguar nga kompania kineze në Rinas, me një fluturim 13-15 orë drejt Hong-Kongut.