AKTUALITET, 9 Shtator 2025, 17:22

Aksident i rëndë në Marinëz të Fierit, makina përplas fëmijën 4 vjeç

Aksident i rëndë në Marinëz të Fierit, makina

 

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme ku një fëmijë 4 vjeç është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30, në fshatin Marinëz, ku automjeti me drejtues shtetasin I. K., 58 vjeç, banues në Roskovec, ka përplasur një fëmijë 4 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme procedural ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.