TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analistët Baton Haxhiu dhe Mentor Nazarko, komentuan në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zhvillimet e fundit politike në Kosovë, tre ditë para se Kuvendi të votojë për të zgjedhur Presidentin e ri. Ndërsa Haxhiu u shpreh se e enjtja është dita e fundit për të zgjedhur presidentin, ose shkohet në zgjedhje, Nazarko tha se Kosova ka shansin e fundit për të treguar që mund të menaxhojë vetë krizat që prodhon.
Pjesë nga biseda
Baton Haxhiu: E enjtja është dita e fundit me Kushtetutë për të zgjedhur Presidentin në Kosovë. Ndryshe shkon në zgjedhje. Të treja partitë politike opozitare janë të plagosura rëndë, duke njohur Kurtin, që njeh të gjithë partitë politike. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tjetra që i ka të gjithë në Hagë dhe Lidhja Demokratike që nuk guxon të shkojë në zgjedhje, pasi sapo humbi, nuk kuptoj pse nuk kanë gjetur kompromisin dhe kërkojnë emra të tjerë që nuk thonë asgjë për politikën.
Mentor Nazarko: Kosova ka një vendim të GJK, që kur votohet presidenti në sallë duhet të jenë 2/3. Nëse nuk janë 2/3, quhet që shkohet në zgjedhje, quhet i bllokuar parlamenti. E ka miratuar një vendim Enver Hasani, që prodhon krizë të tmerrshme. Për hir të së vërtetës, çfarë tregon kjo? Tregon se Kosova ka shansin e fundit për të treguar që mund të menaxhojë vetë krizat që prodhon. Nëse nuk negocion për të zgjedhur Presidentin e vet, nuk e di pastaj si mund të negociojë me vende të tjera. Në një perspektivë të tillë, Kosova ka shans të tregojë se mund ta zgjidhë problemin e Presidentit. Opozita mund të bëjë propozim që ngjan paradoksal, të mbledhë votat për Vjosa Osmanin dhe ky do të ishte shahu më i mirë për kryeministrin Kurti, që ose ta pranojë ose të tregojë se është për krizën. Zgjidhja është bashkimi i opozitës.