AKTUALITET, 2 Mars 2026, 18:43

Djegia e vilës së ish-diktatorit Hoxha, Bardhi-Ballës: S’e dinim që ishte nën menaxhimin e fondacionit francez. Nga dhuna do të distancohemi kur…

Djegia e vilës së ish-diktatorit Hoxha, Bardhi-Ballës: S’e

Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur Taulant Ballës, teksa ky i fundit kërkoi që të distancoheshin nga aktet e dhunës në protestën e fundit të opozitës.

“Ne distancohemi nga dhuna e korrupsionit, nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar, nga normalizimi i një situatë që po e çon Shqipërinë shumë hapa pas.

Ne nuk rrimë në paradhomën e Ramës për të ditur se çfarë qokash bën me pronat e shqiptarëve, dhe fakti që një pronë publike i është kaluar për menaxhim një fondacioni francez, u desh protesta që ta mësonim ne dhe shqiptarët.

Kur të distancohesh ti nga politikanët që bashkëpunojmë me krimin e organizuar, pritni dhe ndonjë reagim dhe nga ne se me gjasë nuk do ketë nevojë as për protestë”, tha Bardhi.