TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Olsi Jazexhi, ka debatuar me analistin Baton Haxhiu, në emisionin "Të Paekspozuarit" lidhur me luftën në Iran, vrajsen e Khameneit dhe mundësinë për ndryshimin e regjimit.
Jazexhi deklaroi se Irani po kundërpërgjigjet me forcë, por Haxhiu e kundërshtoi duke e konsideruar këtë më shumë si dëshirë të tij sesa realitet.
Debati:
Baton Haxhiu: Sikur të ishe njeri i pushtetit të Iranit, ky është rrëfim vdekjeprurës, të ndërtosh rrëfim sikur madhështia e bombardimeve është gjithandej, mos të shohësh çfarë po ndodh brenda, të kërkosh një iluzion, rrëfim që është tragjik.
Olsi Jazexhi: Nuk e mohoj se Irani po goditet.
Baton Haxhiu: Dëgjova dy monologë, të paktën ta bëjmë bashkëbisedim, ishte mes rrëfimit dhe propagandës. Hadje të kthehemi pak te koncepti real dhe gjuha reale. E para, po flet për një ndryshim të njerëzve, nuk po sheh tragjedinë qe po vjen pë Iranin. Mund ta quajmë tragjedi që vjen nga zionismi, gjeopolitike, madhështia e Amerikës, si të doni, por më thuaj, këta njerëz që përmende, djali, apo tjetri, pasionant i Ayatollahut, më thuaj sa do të qëndrojnë në këtë pushtet, kur brenda Iranit ka një urrejtje të asaj që ka ndodhur që nga ardhja e Ayatollahut? Kam qenë në Iran, e kam përjetuar.
Olsi Jazexhi: E di që keni qenë me Fevziun.
Baton Haxhiu: E kam përjetuar, kam parë dallimet serioze të atyre që jetojnë brenda Teheranit dhe ata që e urrejnë regjimin. Ajo që dua të them, ky rrëfim i yti ësht një lloj ndjesie dhe dashurie që ke për Iranin dhe shiitët, këtë ta respektoj… Kam respekt pa kufi për Iranin dhe popullin iranian. Po flasim për poetët, filozofët, njerëz që i kam parë dhe kujdesin që i kanë bërë iranianët kujtesës së tyre të dijes, respekt. Por, regjimi e ka tepruar. Nuk mundet që në emër të korrupsionit të Shahut, të ndërtohet një regjim korruptiv moral, që e ka shkatërruar dhe dekompozuar ndjenjën, krijimin dhe gjithçka. Megjithë dëshirën tënde, dhe pasionin për ta dashur, po them se gjeopolitika po e shkatërron një qytetërim dhe po më vret shumë.
Olsi Jazexhi: Jam dakord, ju e keni vizituar Iranin dhe keni parë ndasitë, por të kuptojmë se Irani është demokraci. Irani ka ndryshuar nga ai që ke parë ti. Nga viti 2022 përshembull, shoqëria iraniane kishte impozim të shamisë, por nga viti 2022 qeveria e ka hequr këtë ligj. Në Iran konsumohet alkool, drogë, prostitucion dhe ka vese morale më shumë se në Tiranë dhe Prishtinë. Është vend me shumë probleme, edhe sanksionet, por të mos nënvlerësojmë nacionalizimin iranian. Ata kodifikuan islamin. Është qytetërim 6 mijë vjecar. Iranianët kanë probleme me njëri tjetrin, por kur ka agresion të jashtëm, ata mblidhen rreth flamurit dhe kombit. Shumë iranianë, kur rarfshohen qytete, mblidhen rreth qeverisë dhe mobilizohen rreth pushtetit të tyre. Edhe pse shumë iranian e urrejnë islamin, kur shohin që gjeneralët dhe imami i tyre, por shqiptarët nuk e kuptojnë sepse janë popull pa din dhe iman, nuk e dinë ndjesinë që ka vrasja e një njeriu të shenjtë. Nuk e kuptojnë si qajnë njerëzit, siç qajnë brezi i zotit Nazarko, kur vdiq Enver Hoxha. Ata kanë pikëllim dhe dhimbje. Mbaj mend si qanin njerëzit kur vdiq Hoxha, ashtu qajnë në Iran.
Mentor Nazarko: Nuk është demokraci ajo.