AKTUALITET, 2 Mars 2026, 19:28

Çanta e dyshimtë pranë qendrës së Tiranës alarmon policinë, njësia anti-eksploziv në vendngjarje

Çanta e dyshimtë pranë qendrës së Tiranës

Pranë qendrës Galeria në Tiranë, mes bulevardit Zogu i Parë dhe Rrugës së Barrikadave është gjetur një çantë e dyshimtë.

Policia ka thirrur njësinë anti-ekaploziv për të bërë verifikimet e nevojshme.

Ndërkohë pas verifikimeve përkatëse që do të kryejë njësia anti-eksploziv, do të dilet në një përfundim nëse çanta në fjalë përbën rrezikshmëri për qytetarët ose jo.