AKTUALITET, 2 Mars 2026, 19:00

Berisha nga foltorja te Kryeministria: Rama i shpalli luftë anti-korrupsionit! Bëri deklaratën më të padëgjuar në histori

Berisha nga foltorja te Kryeministria: Rama i shpalli luftë

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën në foltoren e radhës përpara Kryeministrisë si çdo të hënë.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për korrupsion, ndërsa theksoi se komuniteti ndërkombëtar, ka dhënë mesazhe të qarta.

"Java është e idealistëve e guximtarëve e kryengritësve. Dua të përshëndes dhjetëra mijëra qytetarë për marshin e tyre epik, të paparë më parë në rrugët e Tiranës ku dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur e njerëzve të vendosur në misionin e tyre.

Duhet të flasim hapur, t'i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike si asnjëherë më parë. Edi Rama siç e shihni pasi është kap, vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni nuk do të luftohet, publikisht para secilit shqiptar se lufta kundër korrupsionit është vetë më e dëmshme se korrupsioni. U tha qytetarëve shqiptarë se asgjë në botë nuk më pengon tju vjedh me gjithë pushtetin që kam. Deklrata më e padëgjuar ndonjëherë në historinë e një vendi. Kush mendon se është një fjalë pa substancë, i them se jo, e keni gabim. Kjo deklaratë u bë në një kohë kur shqiptarët bënë protestat më të fuqishme kundër vjedhjes së tyre. Kjo deklaratë kur komuniteti ndërkombëtar ka sjellë në Tiranë ministra kryesorë të Europës, komisionerë të KE.", tha ai.