AKTUALITET, 2 Mars 2026, 21:20

Abilekaj: Shëtitjet e PD-së me fishekzjarre nuk frymëzojnë askënd, Rama po i përdor në mënyrë të shkëlqyer

Abilekaj: Shëtitjet e PD-së me fishekzjarre nuk frymëzojnë

Analisti Enton Abilekaj, duke komentuar në emisionin “Të Paekzpozuarit” në MCN TV protestën e PD-së më 28 shkurt, ku u sulmuan me molotovë edhe vila 31 dhe kazanët e plehrave, u shpreh kritik me strategjinë që zbaton opozita kundër qeverisë. 

“Këto shëtitjet me apo pa fishekzjarre nuk frymëzojnë askënd për arritjen e qëllimit. Kemi Ramën që i përdor në mënyrë të shkëlqyer. Nuk nxjerr më ato policet femra në rresht të parë, por nxjerr policët e armatosur, çisternat, ujin me piper, duke synuar që të përhapë frikë dhe që të shpërqëndrojë çështjen nga përballja maxhorancë opozitë.

Aty ka shumë qytetarë në protestë që nuk bëjnë gjë në protestë dhe goditen.

Dhe në vend që të flitet për 4 skandale të qeverisë, flitet për djegien e vilës së Enverit. Dalin edhe ambasadat e huaja që thonë pse digjen. Nuk dëgjova njeri të thoshte pse u dogj Fukeja (restorant në Paris).

Dalja te vila e Hoxhës ishte rastësi, se nuk e lejoi policia dhe dolën aty. A u ndërgjegjësuan më shumë shqiptarët, apo u shpërqendruan?

Nuk u arrit qëllimi. Nëse Rama nuk do të nxirrte asnjë polic, do të hidhnin molotovë dhe do të iknin në shtëpi.

Ajo është një protestë e parrezikshme, por Rama e trajton si të rrezikëshme”- tha Abilekaj.