AKTUALITET, 2 Mars 2026, 19:12

Jamarbër dhe Argita Malltezi rekurs në Gjykata e Lartë, kërkojnë heqjen e sekuestros së pasurive

Jamarbër dhe Argita Malltezi rekurs në Gjykata e Lartë,

Jamarbër dhe Argita Malltezi kanë dorëzuar rekurs në Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë, duke kundërshtuar sekuestron mbi pasuritë e tyre.

Rekursi është paraqitur kundër vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si dhe të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Në objektin e kërkesës përfshihet heqja e masës së sekuestros mbi pasuri të paluajtshme, si edhe kundërshtimi i administrimit të tyre nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Brendshme.