AKTUALITET, 2 Mars 2026, 18:11

U nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, homazhe në teatrin “Petro Marko” për aktorin e njohur Mane Lumani

U nda nga jeta në moshën 79-vjeçare, homazhe në teatrin

Në teatrin “Petro Marko” janë mbajtur homazhet, për të përcjellë për në banesën e fundit një prej figurave të pazëvendësueshme të humorit, artit vlonjatë dhe jo vetëm, Mane Lumani.

Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës, u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Lumani humbi jetën mbrëmjen e së dielës ndërsa prej dhjetorit ishte i shtruar në spital. Prej vitit 2004 Mane Lumani kishte humbur kordat e zërit, ndërsa prej kohësh vuante prej një sëmundje të rëndë.