TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lufta ndaj trafikut të drogave në kryeqytet është intensifikuar shumë kohët, me policinë që thuajse çdo ditë arreston individë dhe sekuestron lëndë narkotike.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen S. A., 31 vjeçe, pasi i gjetën me vete një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin J. K., 37 vjeç, sepse më datë 19.06.2025, në rrugën “Selim Brahja”, për motive të dobta, ka goditur me sende të forta, shtetasit A. M dhe O. M. Si pasojë ka pësuar dëmtime shtetasi O. M i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte babain e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, pasi kishte me vete një dorezë metalike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 66 vjeç, pasi: Në rrugën “Vangjel Noti”, 66-vjeçari, në ambientet e magazinave të filialit të një firme private, dyshohet se ka djegur letra amballazhimi, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 56 vjeç, pasi në rrugën “Dalip Topi” ka kanosur me fjalë 38-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç (kushëriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh (ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushëririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh.