AKTUALITET, 21 Qershor 2025, 10:29

Sekuestrohen 500 mijë euro në një exchange, pronarja procedohet penalisht për pastrim parash

Sekuestrohen 500 mijë euro në një exchange, pronarja procedohet

Policia e Tiranës ka proceduar penalisht pronaren e një pike këmbimi valutor (exchange), e cila dyshohet se lejonte depozitimin e parave nga persona të ndryshëm, me qëllim përdorimin e tyre për huadhënie me interes jashtë sistemit bankar.

Operacioni policor, i koduar “Hidden Funds”, u finalizua pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sipas të dhënave zyrtare, subjekti në pronësi të shtetases E. K., 72 vjeçe, u përdor nga klientë për depozitimin e shumave të mëdha parash të padeklaruara, të cilat më pas viheshin në qarkullim përmes huadhënieve me përqindje, jashtë çdo kontrolli ligjor financiar.

Sekuestrohen 500 mijë euro në një exchange, pronarja procedohet

Gjatë kontrollit në ambientet e këtij subjekti, u sekuestruan rreth 500.000 euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtari e paligjshme financiare.

Policia bën me dije se hetimet po vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë skemë dhe për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.