TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në Tiranë ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre shtetas shqiptarë të ekstraduar së fundmi nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
Aldo Xhika, i njohur edhe si Ado Cërriku apo Elkier Cërriku, së bashku me Ervis Dakën dhe Maksim Koçin, u ekstraduan pas disa javësh ndalimi në Dubai. Kapja e tyre u bë e mundur falë bashkëpunimit dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit mes policisë shqiptare dhe asaj të Dubait.
Për Ervis Dakën, 38 vjeç, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë për akuzat: “Vrasja me paramendim” (mbetur në tentativë), “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për kryerjen e vrasjes”, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të gjitha kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Daka akuzohet se ka strehuar dhe ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar Talo Çela.
Maksim Koçi, 39 vjeç, akuzohet për “Vrasje me paramendim” për interes dhe hakmarrje, si dhe për veprat penale të sigurimit të mjeteve për vrasje, përkrahjes së autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje, gjithashtu në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Koçi dyshohet se ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar Talo Çela për t’u fshehur.
Ndaj Aldo Xhikës, 40 vjeç, është vendosur masa “arrest në burg” për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” në kuadër të grupit kriminal. Ai akuzohet se për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin Talo Çela duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë. Po ashtu ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit Talo Cela.