AKTUALITET, 21 Qershor 2025, 09:51

Operacioni “Valiasi”/ Kapen në flagrancë 5 të rinj që transportonin drogë në Tiranë

Operacioni “Valiasi”/ Kapen në flagrancë 5 të rinj

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Valiasi”, duke arrestuar pesë të rinj të përfshirë në një rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sipas njoftimit zyrtar, të ndaluarit janë:

A. P., 25 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
E. G., 22 vjeç, Sh. N. (G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, të akuzuar për “Moskallëzim të krimit”.
Operacioni u zhvillua në zonën e Valiasit, ku forcat e Policisë ndaluan dy automjete të dyshuara: një makinë tip “Audi”, në të cilën ndodheshin A. P. dhe E. P., dhe një “Jaguar”, që i shoqëronte nga pas, me drejtues E. B. dhe pasagjerë vëllezërit E. G. dhe Sh. N. (G.).

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin “Audi”, policia gjeti 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5.3 kilogramë, që dyshohet se po transportohej për shitje.

Në momentin e ndërhyrjes, personat në mjetin “Jaguar” tentuan të largoheshin, por u ndaluan menjëherë nga shërbimet e policisë.

Si rezultat i këtij operacioni u sekuestruan:

2 pako me Cannabis Sativa,
2 automjete të përdorura në transport dhe shoqërim,
5 telefona celularë.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valiasi”.

Kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 5 shtetas të përfshirë në një rast të shitjes së 5 kg Cannabis Sativa.

2 prej tyre po transportonin lëndën narkotike, me automjet, ndërsa 3 të tjerët i shoqëronin me një automjet tjetër.

Sekuestrohen 2 pakot me Cannabis Sativa, 2 automjetet dhe 5 celularë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale, kanë finalizuar një tjetër operacion për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur lëndë narkotike.

Si rezultat i operacionit të koduar “Valiasi”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. P., 25 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-E. G., 22 vjeç, Sh. N.(G.), 20 vjeç (vëllezër), E. P., 26 vjeç dhe E. B., 23 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë operacionit, bazuar në informacionet e siguruara nga burimet operative, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Valias, 2 automjetet e dyshuara, automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin A. P. dhe pasagjer shtetasin E. P. dhe automjetin tip “Jaguar” që e ndiqte nga pas, me drejtues shtetasin E. B. dhe pasagjerë shtetasit Sh. N.(G.) dhe E. G, të cilët tentuan të largoheshin në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin A. P., shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 5 kilogramë e 300 gramë, që dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen.