AKTUALITET, 21 Qershor 2025, 13:05

Arrestohen dy vëllezër që kërcënuan me armë një 30-vjeçar, në kërkim vëllai i tretë

Arrestohen dy vëllezër që kërcënuan me armë

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër të dyshuar për kanosje me armë zjarri ndaj një 30-vjeçari, ndërsa vëllai i tretë është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tafaj”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, tre vëllezër dyshohet se kanë kërcënuar me armë viktimën. Menjëherë pas njoftimit, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Triangle”.

Si rezultat u arrestuan shtetasit A. M., 41 vjeç, dhe R. M., 46 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tyre G. M., 45 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave të të arrestuarve, në zonën e Tufinës, policia sekuestroi tre armë zjarri të tipit pistoletë, municion luftarak dhe një automjet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.