AKTUALITET, 21 Qershor 2025, 11:43

Vijon rinumërimi në Tiranë, hapen 367 qendra votimi, si kanë lëvizur votat

Vijon rinumërimi në Tiranë, hapen 367 qendra votimi, si kanë

Rinumërimi në qarkun e Tiranës po vijon sot në ditën e katërt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot ora 11:00 të dhënat për 367 qendrat e votimit të rinumëruara në Tiranë.

Në bazë të shifrave të publikuara nga KQZ, Koalicionit Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore i janë shtuar 186 vota në rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Gjithashtu pas rinumërimit të 367 qendrave, Partia Socialiste rezulton se në rezultatin e 11 majit i janë shtuar 170 vota.

Nga ana tjetër Lëvizjes Atdheu i është shtuar 1 votë në rezultatin e 11 majit, Partisë Koalicioni Euroatlantik i janë hequr 15 vota, Partisë Aleanca Kombëtare Shqiptare i janë shtuar 2 vota dhe Koalicionit Djathtas për Zhvillim i janë hequr 7 vota.

Vijon rinumërimi në Tiranë, hapen 367 qendra votimi, si kanë

Procesi i rinumërimit për qarkun e Tiranës po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”, ku do të numërohen të gjitha kutitë e votimit brenda vendit në 18 KZAZ.

Në total janë 1282 qendra votimi dhe rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë.