TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 32-vjeçar të dyshuar për vjedhje me dhunë, ndërsa bashkëpunëtori i tij është shpallur në kërkim.
Pas kallëzimit të një 31-vjeçari, i cili raportoi se në lagjen “5 Maj” dy persona i kishin grabitur me dhunë celularin, strukturat e Komisariatit të Policisë Elbasan organizuan menjëherë operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikuan dy autorët e dyshuar. Si rezultat, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit K.B., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërsa ndaj bashkëpunëtorit të tij, K.T., 38 vjeç, po nga Elbasani, është shpallur urdhër kërkimi.
Dy të dyshuarit, sipas policisë, në orët e para të mëngjesit të 19 qershorit 2025, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë celularin 31-vjeçarit. Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit të shpallur në kërkim.