AKTUALITET, 14 Qershor 2025, 14:05

Policia e Vlorës në gatishmëri të plotë: Monitorim me kamera 24/7 në të gjitha rrugët turistike!

Policia e Vlorës në gatishmëri të plotë: Monitorim me

Policia e Vlorës në gatishmëri të plotë: Monitorim 24/7 në të gjitha rrugët turistike!
Për një sezon veror sa më të sigurt, strukturat e Policisë Rrugore në Vlorë kanë intensifikuar kontrollet në çdo aks rrugor, veçanërisht në rrugët drejt bregdetit.

NJOFTIMI

Tuneli i Llogarasë është nën vëzhgim të pandërprerë përmes kamerave të sigurisë, duke regjistruar çdo shkelje në kohë reale. Çdo tejkalim rregullash ndëshkohet menjëherë, pa tolerim, në përputhje me Kodin Rrugor.

???? Kujtesë për drejtuesit e mjeteve:

Ndalohet qarkullimi në tunel i mjeteve mbi 3.5 ton ????

Ndalohen parakalimet brenda tunelit

Çdo shkelje sjell masa të menjëhershme administrative

Policia apelon për kujdes dhe respektim të sinjalistikës rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe turistëve përgjatë gjithë sezonit.