TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka finalizuar hetimet ndaj një bande kriminale që dyshohet se ka kryer 68 vjedhje me thyerje në zonat kodrinore të Torinos, ndërmjet janarit 2024 dhe marsit 2025. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se janë arrestuar tetë persona, shumica me origjinë shqiptare, të cilët do të përballen me akuza për bashkëpunim kriminal dhe përfshirje në vjedhje.
Banda funksiononte me një strukturë hierarkike, duke përdorur makina të regjistruara në emër të personave të tretë për të shmangur ndjekjen policore, si dhe kishte bashkëpunëtorë të përfshirë në ruajtjen e mallrave të vjedhura.
Një pjesë e anëtarëve të bandës është arrestuar gjatë një prej operacioneve të fundit nga Karabinierët e kompanisë Chieri.
Hetimet vijojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar pjesëtarë të tjerë të grupit.