TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një incident i rrezikshëm ka ndodhur në rrugën “Halit Haxhija” në Tiranë, ku një drejtues automjeti ka përplasur pesë këmbësorë dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Policia njofton se shtetasi P.B., 39 vjeç, dyshohet se po kryente manovra të rrezikshme në rrugë kur humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli nga korsia, duke goditur lehtë pesë qytetarë që po ecnin në trotuar. Pas aksidentit, ai braktisi automjetin dhe u largua në drejtim të paditur.
Të dëmtuarit morën ndihmë mjekësore në spital dhe më pas u larguan për në banesë. Ndërkohë, policia ka nisur kërkimet për kapjen e autorit dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.