TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Me rritjen e temperaturave në nivele ekstreme gjatë verës, mjekët paralajmërojnë për nevojën e kujdesit të shtuar jo vetëm për shëndetin fizik, por edhe për atë mendor.
Sipas specialistëve, stina e verës shoqërohet me një rritje të ndjeshme të rasteve me çrregullime të shëndetit mendor, veçanërisht tek personat që tashmë vuajnë nga probleme të tilla. Mjekët theksojnë se vala e të nxehtit mund të përkeqësojë simptomat dhe të ndikojë negativisht në gjendjen emocionale dhe psikologjike të individëve.
Alarmante paraqitet situata edhe përsa i përket rasteve ekstreme të vetëvrasjeve, sidomos mes të rinjve, ku shkaqet shpesh janë komplekse dhe të lidhura me faktorë si stresi, izolimi, gjendja ekonomike apo mungesa e mbështetjes sociale.
Megjithatë, një zhvillim pozitiv mbetet rritja e ndërgjegjësimit publik lidhur me shëndetin mendor. Ndryshe nga vitet e mëparshme, gjithnjë e më shumë njerëz po i drejtohen mjekut për ndihmë profesionale, duke thyer tabutë dhe duke kontribuar në normalizimin e diskutimeve rreth shëndetit psikologjik.
Mjekët këshillojnë që në këto ditë të nxehta të tregohet kujdes i veçantë për individët më të ndjeshëm emocionalisht, duke siguruar mbështetje, komunikim dhe, në rast nevoje, trajtim të specializuar.