TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Astrit Sinanaj, 49 vjeç, është arrestuar në Tiranë nga specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, pas një urdhri të Prokurorisë të lëshuar më 13 qershor 2025.
Sinanaj ishte i dënuar me 22 vite burg për një sërë veprash penale të rënda, përfshirë “vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, kryer në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, “mbajtje pa leje të armëve”, “shkatërrim prone me eksploziv” si dhe “largim nga vendqëndrimi i të burgosurit”.
Përpjekjet e tij për të vrarë një biznesmen kanë dështuar dy herë, por gjykatat i kanë dhënë një dënim të rëndë për rrezikshmërinë e lartë të veprimeve të tij. Deri më tani, Sinanajt i kanë mbetur për të vuajtur edhe 13 vite burgim.