AKTUALITET, 14 Qershor 2025, 13:28

Turistja amerikane ndërron jetë në spitalin e Vlorës, nis hetimi

Turistja amerikane ndërron jetë në spitalin e Vlorës, nis

Një shtetase amerikane, 69 vjeç, ka ndërruar jetë këtë të shtunë në spitalin rajonal të Vlorës.

Sipas burimeve zyrtare nga Policia, viktima është identifikuar me inicialet M. C., banuese në Florida të Shteteve të Bashkuara. Dyshohet se ajo ka humbur jetën për shkaqe natyrale, ndërsa nuk raportohen shenja dhune apo elementë të tjerë të dyshimtë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.