AKTUALITET, 8 Prill 2023, 20:38

Policia dhe FNSH kontrolle në Fier, sekuestrohen një skaf dhe një automjet. Dyshohet se do përdoreshin për trafik droge

Policia dhe FNSH kontrolle në Fier, sekuestrohen një skaf dhe një

Policia bashkë me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë finalizuar mbrëmjen e sotme një operacion në Fier, në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.

Burime bëjnë me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një skaf dhe një automjet.

Dyshimet janë se dy mjetet përdoreshin për trafik të lëndëve narkotike, megjithatë nuk dihen detaje të tjera.

Policia po vazhdon kontrolle të imtësishme në të gjithë zonën.