AKTUALITET, 8 Prill 2023, 19:22

"Nuse e dhëndurë të lirisë", Berisha prezanton kandidatin për Fierin: Ja si do i krijojmë vendet e punës

"Nuse e dhëndurë të lirisë", Berisha prezanton

Kreu i PD-së Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Fierit, për zgjedhjet lokale të 14 majit Evdar Kodheli.

Berisha u shpreh se me kandidatët e Primareve, është vënë në themel të përfaqësimit dinjiteti i qytetarëve.
Ndërsa tha se një nga premtimet është ulja e taksave për bizneset, çka i quajti gjenerator të fuqishëm për krijimin e vendeve të punës.

“Kandidatët tanë janë kandidatë të votës së lirë, të standardit më të avancuar që ekziston sot. Anëtarët e PD me shumë të drejtë kërkuan një vit e gjysmë më parë që të ishin ata që do përzgjidhnin e votonin kryetarin e partisë, kandidatin për kryetarë bashkie, deputetë, dhe një zotim i marrë solemnisht para jush sot është realitet.

Të gjithë këta janë nuse e dhëndurë të lirisë, kemi përmbysur një praktike e kemi vendosur lirinë e dinjitetin tuaj në themel të përfaqësimit.

Nesër në detyrën e qytetarit të parë të bashkisë kandidatët do jenë shërbëtorët tuaj, menaxherë të aftë e do ndryshojnë qytetet ku do zgjidhen.

Taksat e ulëta për bizneset janë gjenerator i fuqishëm i krijimit të vendeve të punës", tha Berisha.