AKTUALITET, 8 Prill 2023, 20:16

FNSH aksion në Vlorë, gjendet një skaf dhe një furgon, ishin gati për të transportuar drogë

FNSH aksion në Vlorë, gjendet një skaf dhe një furgon, ishin

Një aksion antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në Vlorë, teksa është ndaluar një tentativë për trafik. 

Sipas informacioneve paraprake, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë pas informacioneve të marra kanë zbuluar një skaf dhe një furgon të cilat dyshoheshin se po përdoreshin për drogë.

Policia vijon aksionin dhe në qytet dhe rrugët hyrëse e dalëse janë vendosur pika të shumta kontrolli.