TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministria e Arsimit dhe Sportit ka lidhur një marrëveshje të re me Universitetin “Ludwig-Maximilians” në Mynih, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në degën e studimeve të Albanologjisë. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.
“Jam entuziaste për nënshkrimin e marrëveshjes së re me Universitetin e Mynihut ‘Ludwig-Maximilians’ Gjermani, për mbështetjen e mësimdhënies dhe hulumtimit shkencor në Albanologji, me qëllim ruajtjen dhe vijimësinë e programit të studimit ‘Master në Albanologji’ në këtë universitet” – shkruan Ministrja Kushi.
Kjo marrëveshje lidhet për një afat të pakufizuar dhe nënshkrimi i saj përkon me fillimin e studimeve për ciklin Master për sezonin pranveror.
I pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit, ishte edhe drejtuesi i Katedrës së Albanologjisë në këtë universitet në Mynih, njëherësh lektor i Gjuhës Shqipe, Bardhyl Demiraj.
“Mirënjohje për Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, lektorin dhe drejtuesin e Katedrës së Albanologjisë në Mynih, i cili vazhdon të japë një kontribut të vyer dhe rol kryesor në promovimin e vlerave të gjuhës sonë të bukur shqipe për studentët atje,” – thekson Kushi.