AKTUALITET, 8 Prill 2023, 16:11

"Jemi fokusuar te puna", Balla nga Lushnja: Demokratët i takova në kafe, ja çfarë më thanë për kandidaten e PS

"Jemi fokusuar te puna", Balla nga Lushnja: Demokratët i takova

Drejtuesi Politik Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla prezantoi sot kandidaten e PS për kryetare bashkie në zgjedhjet e 14 Majit, Eriselda Sefa.

Në fjalën e tij Balla tha se bashkë me Sefën vetëm në një vite kanë arritur të sigurojnë punë të rëndësishme për Bashkinë Lushnje dhe për qytetin e Lushnjës.

Ai tha se edhe demokratët do të votojnë për Sefën.

“Praktikisht kemi hyrë në fushatën zgjedhore. Një fushatë që unë do ju kërkoja sot të jetë e fokusuar tek një punë që do duhet ta bëjmë të gjithë në qytetin e bukur të Lushnjës dhe në gjitha njësitë duke mbjellë pemë, ne do mbjellim pemë të bukura sot këtu në lulishte dhe do vazhdojmë të mbjellim pemë në gjitha ato që kishim planifikuar se shpenzimet të kësaj fushate le t’i dhurojmë Lushnjës në formën e pemëve luleve sepse mendoj që ajo që ka më shumë rëndësi në fund të këtij procesi është dashuri për këtë qytet të bukur, i cili ka hyrë në një fazë të re transformimi unë jam shumë krenar që bashkë me Eriseldën vetëm në një vit kemi arritur të sigurojmë punë dhe të fillojmë punë të rëndësishme për Bashkinë Lushnje dhe për qytetin e Lushnjës.

Do të jetë Eriselda ajo që do të flasë gjerë e gjatë për këto projekte të rëndësishme të këtij transformimi të këtij qyteti dhe kësaj bashkie ku një peshë të rëndësishme zë vëmendja jonë për bujqësinë.”, tha Balla.