TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Porti i Durrësit u vizitua këtë fundjavë nga superjahti “Resilience”, i cili është një nga jahtet motorike më të reja.
Ky jaht është ndërtuar në 2021 nga firma e mirënjohur International Shipyard Ancona (ISA.)

“Resilience” karakterizohet nga një strukturë alumini prej rreth 70 m të gjatë, zhytje maksimale deri në 3,35 m dhe një volum prej 1.401 GT.
Ai lundron nën flamurin e Maltës, vend ky i cili renditet i treti në botë për numrin e jahteve të regjistruar me këtë flamur.
Porti i Durrësit është një ndër destinacionet kryesore të jahteve turistike sidomos gjatë sezonit veror.