TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu është bashkuar reagimeve sa i takon faturës që duhet të paguajë shteti shqiptar për biznesmenin italian, Becchetti.
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se fatura e arbitrazhit është 392 milionë euro, ndërsa shton se kjo shifër lidhet me mënyrën se si qeveria ka trajtuar kontratat publike.
Lidhur me vendimin e Arbitrazhit dhe detyrimin që qeveria shqiptare ka për të paguar dëmshpërblimin, sipas Tabakut, sa më shumë të vonohet kjo shlyerje, aq më shumë do të rritet kamata.
REAGIMI I TABAKUT
Fatura e arbitrazhit është 392 mln Euro!
Arsyet e kësaj shifre marramendëse lidhen me mënyrën se si qeveria ka trajtuar kontratat publike. Aty ku i ka interesuar ka shpërfillur çdo logjikë ligjore duke i çuar palët në Arbitrazh ndërsa tek rasti inceneratorit dhe pagesës së tij e përdor Arbitrazhin si alibi për të vazhduar kontratën 430 mln euro!
Arroganca dhe mendjelehtësia se askush nuk do japë llogari për abuzimet me taksat e qytetarëve që merren për të shlyer detyrimet e keq qeverisjes do paguhen një ditë. Sa më shumë shtyhet afati aq më e lartë kamata!
Për 3 dekada prania në gjykatën e Arbitrazhit na ka dhënë dhe i ka dhënë siguri palës tjetër. Përpjekjet për të ikur nga kjo gjykatë tregojnë përbuzjen e një qeverie për sundimin e ligjit dhe respektimin e pronës edhe sipërmarrjes!